MINT heq masën mbrojtëse antidamping për koncentratin e kafshëve nga Serbia
Lexohet për: 2 min.
merdare
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka marrë vendim për ndërprerjen e masës mbrojtëse antidamping mbi sektorin e prodhimit të koncentratit për shpezë dhe kafshë nga Serbia.

MINT njofton se në bazë të dhënave të marra në teren nga prodhuesit, importuesit si dhe nga pikat shitëse, është konstatuar se prodhimi vendor nuk e plotëson kushtin kryesor për mbrojtje me masën antidamping, sepse sasia e prodhimit vendor të këtij produkti është më e vogël se (50%) e prodhimit total të produktit të ngjashëm. Pra, prodhimi i këtij produkti nuk e ka plotësuar kushtin i cili parashihet në paragrafin 6 të nenit 28 të Ligjit Nr. 04/L-240 Për Masat Antidamping dhe Masat Kundërbalancuese.

“MINT njofton se sipas raportit të Komisionit Ndërqeveritar për Vlerësimin e Masave Mbrojtëse në Importe, thuhet se pas pranimit të kërkesës së Shoqatës së Shpendarëve të Kosovës, për shfuqizim të masës përkatëse në fuqi, si dhe kërkesës së bërë nga ose në emër të prodhuesve vendor të Kosovës, kërkesë kjo për zgjerim të kodeve doganore në komplet kreun, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë respektivisht Departamenti i Tregtisë, në bashkëpunim me Komisionin për Vlerësimin e Detyrimeve të Veçanta në Importe, kanë shqyrtuar këto dy kërkesa dhe po ashtu kanë zhvilluar takime me Shoqatën e Shpendarëve të Kosovës, me kompanitë prodhuese, me Doganën e Kosovës, dhe ASK-në”, thuhet në njoftim.

Siç njofton MINT, sipas ASK dhe AUV, në Kosovë janë vetëm 2 prodhues të licencuar për prodhimin e koncentrateve për shpezë dhe kafshë, gjë që rezulton me mos përmbushje të nevojave të tregut në Republikën e Kosovës me produktet përkatëse, prandaj mbi këtë bazë Komisioni Ndërqeveritar i lartcekur ka rekomanduar ndërprerjen e kësaj mase.

“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e prodhuesve vendor dhe ruajtjen e konkurrencës së shëndoshë në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025