Ministrja për Evropë e Gjermanisë: Liberalizimi i vizave për Kosovën do të ndodh këtë vit
Lexohet për: 2 min.
luhman
2 vite më parë
Linku u kopjua

Liberalizimi i vizave për Kosovën do të ndodh këtë vit, kështu deklaroi Ministrja për Evropë e Gjermanisë, Anna Lührmann në një intervistë për TV21.

Lührmann shtoi se procesi i liberalizimit të vizave mund të ndodh para vitit të ri.

Muajin e kaluar Franca, Gjermania dhe Polonia, kanë rikonfirmuar angazhimin e tyre të plotë dhe të qartë ndaj perspektivës së anëtarësimit në Bashkimin Evropian për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Franca, Gjermania dhe Polonia përmes një deklarate të përbashkët thanë se mbështesin plotësisht BE-në që udhëhoqi dialogun Kosovë-Serbi dhe kanë theksuar nevojën për një marrëveshje gjithëpërfshirëse që i mundëson Kosovës dhe Serbisë të avancojnë në rrugët e tyre respektive evropiane dhe të kontribuojnë në stabilitetin në rajon.

Lidhur me këtë, anëtari i Komisionit të Integrimeve Evropiane, Agon Batusha, për RTV21 ditë më parë tha se shpresojnë të marrin lajme pozitive pas 13 tetorit.

Sipas tij, deklaratat e shteteve të BE-së janë pozitive, pro liberalizimit te vizave, por deklarata që më së shumti bënë përshtypje është deklarata e përbashkët e Francës Polonisë dhe Gjermanisë./21Media

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025