Organizata Teach For Kosovo këtë të enjte ka lansuar projektin “Future Of Education”, me temën “Korniza e Vlerësimit të Performancës së Mësimdhënësve”, e cila ka për synimin rritjen e cilësisë së mësimdhënësve në institucionet arsimore të vendit.
Në këtë konferencë u kërkua që gjatë këtyre viteve të bëhet vlerësimi i përgjithshëm i mësimdhënësve e që numri i tyre në përgjithësi në Kosovë, është 22 mijë mësimdhënës por se vetëm 400 prej tyre janë vlerësuar për performancën e tyre, derisa është theksuar të shqyrtohen edhe licensat që janë dhënë.“Është një temë aktuale për vlerësimin e performancës, është një gjendje cila nuk është duke funksionalizuar, dhe po mendojmë ta bëjmë një gjë të tillë. Kemi diskutuar me ekspert që ta finalizojmë. Vlerësimi i performancës së arsimit nga inspektoratit i arsimit është problematike të bëhet, pasi që në vendin tonë janë 22 mijë punonjës. Po përgatitemi që performancën e mësimdhënësve ta bëjnë drejtorët brenda shkollës. Ky projekt po realizohet në një kohë të duhur dhe formë të duhur, shpresojmë që do të jetë e zbatueshme, një numër i vogël i mësimdhënësve kanë kaluar nëpër procesin e vlerësimit”, tha Popovci.
Egzon Gashi, drejtor ekzekutiv i “Teach Of Kosovo”, ka thënë se projekti do të kalon në tri instrumente, ku do të bëhet vlerësimi i performancës së mësimdhënësve.