Ministri i Jashtëm i Shqipërisë arrin në Kosovë
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani arrin në Kosovë, ku është pritur nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla. Pak më parë, Hasani ka njoftuar në Facebook se ka arritur në pikën kufitare në Morinë, ku është pritur nga ministrja Gërvalla.

Ministrja Gërvalla dhe homologu i saj Hasani do të takonen edhe nesër (e martë) në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ndërsa pas takimit bilateral homologët do të deklarohen për media.

Igli Hasani do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Deri tani takimet e konfirmuara janë me ministren Gërvalla, i cili nis në orën 09:00, ndërsa me kryeparlamentarin Konjufca prej orës 11:15.

Mësohet se Hasani do të takohet edhe me presidenten Vjosa Osmani dhe zëvëndëskryeministrin Besnik Bislimi dhe përfaqësues të partive politike.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Hasani, do të zhvillojë në datat 16 – 18 janar, një tur 3 ditor rajonal: Kosovë- Maqedoni i Veriut – Mal i Zi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024