Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje ndërmjet shteteve në KiE
Lexohet për: 2 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Çështja e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të shqyrtohet më vonë, ka thënë ministri francez për Çështje Evropiane, Jean-Noel Barrot, pasi sipas tij në këtë fazë ekziston rreziku që çështja e Kosovës të shkaktojë përçarje ndërmjet shteteve në KiE.

Para seancës së Komitetit të Ministrave ministri Jean-Noel Barrot ka thënë se Franca është një nga anëtarët e Këshillit të Evropës që e njeh Kosovën dhe beson se në të ardhmen Kosova do të jetë pjesë e KiE-së.

"Megjithatë, Franca beson se në këtë drejtim, Kosova ka një rrugë të caktuar për ta kaluar dhe Franca është në dispozicion për ta shoqëruar Kosovën në atë rrugë", ka theksuar Barrot raporton Euronews.

Komiteti i Ministrave është mbledhur sot në Strasburg, derisa çështja e anëtarësimit të Kosovës ka mbetur jashtë agjendës.

Kosovës i është kërkuar dërgimi i draftstatutit të Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim.

Ndërsa ekzekutivi kosovar të enjten i ka dërguar letër Këshillit të Evropës për ta njoftuar se është duke përgatitur draft-statutin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, për ta dorëzuar për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.Euroneës.

Në një letër të përbashkët, kancelari gjerman Olaf Scholz, kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron i drejtohen kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit me një përgjigje të prerë duke i thënë se nuk do të pranohet kërkesa, nëse nuk do të ketë asociacion.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024