Ministret Rizvanolli dhe Nagavci diskutuan me nxënësit për kursim të energjisë
Lexohet për: 1 min.
322010731_3283364855249254_8043190772086957582_n
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci si dhe përfaqësues të UNDP-së, kanë vizituar shkollën “Faik Konica” në Prishtinë, për të diskutuar me nxënësit rreth rëndësisë dhe mënyrave të kursimit të energjisë.

Kjo vizitë është bërë në kuadër të fushatës për Kursim të Energjisë, e cila do të zhvillohet në shkolla në të gjitha rajonet e vendit gjatë muajit janar 2023 dhe ka për qëllim rritjen e vetëdijesimit të nxënësve për kursimin e energjisë.

Gjatë vizitës, nxënësit kanë diskutuar me ministret rreth mënyrave më të mira për kursim të energjisë si dhe kanë zhvilluar disa aktivitete e lojëra rreth mënyrave më të mira të kursimit të energjisë. 

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025