Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviq, ka thënë se Serbia duhet të jap përgjigje për sulmin e 24 shtatorit kundër Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.
Millanoviq ka folur në një konferencë për media në Zagreb të mbajtur me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
“Qëndrimet janë të qarta, ndaj Serbia duhet të na japë disa përgjigje për disa gjëra të dukshme që nuk mund të gjejnë vëmendjen e një fëmije të vogël. Kush janë ata, nga kanë ardhur, kë kanë financuar, këto janë të gjitha gjërat që i kemi parë tashmë në histori, nëse nuk ka pasoja, do të thotë se presim një ngjarje të tillë të radhës, dhe ne nuk duhet ta lejojmë këtë”, ka thënë ai.
Megjithatë, Millanoviq është shprehur kundër sanksioneve meqë sipas tij ato janë në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar, si dhe jo efektive nëse nuk miratohen nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.
“Ata të cilët nuk kanë dëgjuar për faktin që Komisioni Evropian ka masa ndaj Kosovës i ftoj të gjithë t’i shkelin këto masa dhe të takohen me përfaqësuesit e Kosovës dhe t’i përsërisin këto gjëra, të thonë që po i bëjnë këto gjëra pikërisht për këtë synim”, ka thënë Millanoviq.
Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.