Milani tejkalon Lazion në ranglistën e UEFA
Lexohet për: 1 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Milani morri një fitore të rëndësishme kundër Slavia Prague në takimin e parë të fazës së 1/16-ës së Ligës së Evropës, dhe si rezultat i kësaj “Rossonerët” tani kanë tejkaluar Lazion në ranglistën e UEFA-s.

Ndeshja e mbrëmshme u karakterizua me karton të kuq dhe gola të shumtë, ku në fund Milani triumfoi 4:2, raporton KosovaPress.

Gjërat ishin më të vështira për Lazion në Ligën e Kampionëve, ku të martën u eliminua nga Bayern Munich, pasi u mposht 3:0 në ndeshjen e kthimit, rezultat ky i cili edhe u prit pavarësisht fitores befasuese 1:0 në “Stadio Olimpico” në ndeshjen e parë.

UEFA ka përditësuar ranglistën e koeficienteve të klubeve, pas raundit të fundit të futbollit evropian. Milani u ngrit për disa pozita, respektivisht në vendin e 29, duke tejkaluar Club Brugge, Sporting CP, Lazio dhe PSV.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024