Milani sërish në kontakte me Armando Brojën
Lexohet për: 2 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Së bashku me Joshua Zirkzee, Milani po e monitoron gjithashtu sulmuesin e Chelseat, Armando Broja dhe Artem Dovbyk të Girona FC, pretendon “Sky Sport Italia”. Ka raporte se cila është situata saktësisht me sulmuesin e Bolonjës Zirkzee, i cili ka një klauzolë lirimi prej 40 milionë euro në kontratën e tij, kështu që negociatat me klubin janë të panevojshme.

E vetmja pengesë është komisioni i kërkuar nga agjenti i tij, i cili kërkon 15 milionë euro si shpërblim për marrjen e klauzolës së lirimit të vendosur në kontratë kur bën lëvizjen nga Bayern Munich në “Stadio Dall'Ara”.

Me këtë në mendje, eksperti i transferimeve Gianluca Di Marzio, sugjeron që kuqezinjtë po monitorojnë edhe dy sulmues të tjerë. Ata janë Armando Broja, i cili sërish nuk ka vend te Chelsea dhe kërkon largimin, dhe sulmuesi i Girona, Dovbyk, përcjellë KosovaPress.

Nuk është hera e parë që Milani është lidhur me Brojën, i cili ishte i huazuar te Fulhami dhe potencialisht mund të huazohet sërish me një opsion për blerje përfundimtare.

Sa i përket Dovbyk, ai besohet se ka një marrëveshje verbale me Gironan për ta lënë atë të largohet nëse vjen një ofertë me vlerë 40 milionë euro.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024