Milani është i hapur për të lënë Mike Maignan të largohet për çmimin e duhur gjatë verës, dhe thuhet se tashmë ka identifikuar një zëvendësues të mundshëm.
Kuqezinjtë kanë filluar të bëjnë planet përpara afatit kalimtar të verës dhe po kërkojnë të sjellin tre ose katër përforcime kyçe, duke dashur të përpiqen të mbyllin diferencën me Interin pas një sezoni të vështirë, raporton KosovaPress.
Maignan, Theo Hernandez dhe Rafael Leao duken kandidatët më të mundshëm që mund të largohen gjatë verës.
Siç raportohet nga “Tuttosport”, Milani do të ishte i gatshëm të shesë Maignan për një ofertë të rëndësishme gjatë verës dhe ka identifikuar Michele Di Gregorio të Monzas si një zëvendësues bindës, duke vlerësuar rritjen e tij me Monza në vitet e fundit.