Sonte me fillim nga ora 21:00 stadiumi “San Siro” do të jetë nikoqir i ndeshjes mes Milanit dhe Rennes, e vlefshme kjo për fazën eliminatore të Ligës së Evropës.
Milani nuk arriti të kualifikohej tutje në Ligën e Kampionëve, por zuri vendin e tretë në fazën e grupeve, që i siguroi pjesëmarrjen në eliminatoret e Ligës së Evropës, raporton KosovaPress.
Kjo është përballja e parë mes këtyre dy klubeve, ndërsa Milani po konsiderohet si favorit për të fituar.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Milanin nuk do të paraqiten Kalulu, Pobega, Tomori, Calabria dhe Caldara, kurse te Rennes mungojnë Le Fee dhe Rieder.
Milan (4-2-3-1): Maignan; Hernandez, Gabbia, Kjaer, Florenzi; Reijnders, Musah; Leao, Loftus-Cheek, Pulisic; Giroud
Rennes (4-4-2): Mandanda; Doue, Omari, Theate, Truffert; Bourigeaud, Santamaria, Matusiwa, Doue; Kalimuendo, Terrier