Milan-Juventus, formacionet e mundshme
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Federico Chiesa dhe Dusan Vlahovic janë në dispozicion për Juventusin, por pritet të startojnë nga stoli, ndërsa Alessandro Florenzi do të zëvendësojë të suspenduarin Theo Hernandez për Milanin .

Milan-Juventus, ndeshja e madhe e xhiros së nëntë të Serisë A fillon në orën 20:45 nw “San Siro”

Kuqezinjtë janë pa të pezulluarin Mike Maignan dhe të dëmtuarin Marco Sportiello, kështu që portieri i tretë Antonio Mirante do të startojë në portë.

Edhe Theo Hernandez është i suspenduar, ndaj Florenzi do ta zëvendësojë në krahun e majtë. Rade Krunic dhe Pierre Kalulu janë në dispozicion për kuqezinjtë, por nuk pritet të startojnë, ndërsa Ruben Loftus-Cheek është i dëmtuar, pwrcjellw KosovaPress.

Milan-Juventus: formacionet e mundshme

Milan (4-3-3): Mirante; Kalabria, Thiaw, Tomori, Florenzi; Musah, Adli, Reijnders; Pulisic, Giroud, Leao.

Juventus (3-5-2): Szczesny; Gatti, Bremer, Rugani; Weah, McKennie, Locatelli, Rabiot, Kostic; Milik, Kean.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024