Mickoski shpalos parimet e qeverisë së re, paralajmëron luftë kundër krimit
Lexohet për: 1 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

VMRO DPMNE, një ditë pas zgjedhjeve parlamentare, mbajti takimin e parë partiak në të cilin definoi, siç thonë ata, kornizën mbi të cilën do të ndërtojnë potencialin e koalicionit qeverisës. Në njoftimin nga kreu i partisë, Hristian Mickoski në vend të parë është radhitur shteti i fuqishëm ekonomik, përmes reformave për një standard më të lartë jetësor, fronti kundër krimit dhe korrupsionit dhe realizimi i interesit strategjik për integrimet evropiane përmes dialogut e realizimit të parimeve. Siç thanë nga partia një ditë më parë, këto janë parimet për të cilat duhet të pajtohen edhe partnerët e tjerë eventual të koalicionit, raporton AlsatMk.

Koalicioni Maqedonia e juaj - VMRO DPMNE ka fituar në zgjedhjet e djeshme në Maqedoninë Veriore me 43.36 për qind ose 436.036 vota, të cilat pas numërimit 100 për qind të votave nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka siguruar gjithsej 58 mandate. Fronti Evropian me BDI-në e Ali Ahmetit ka fituar 19 mandate, koalicioni tjetër shqiptar VLEN 13. LSDM-ja ka fituar 18 mandate, Partia politike e Majta 6 dhe Lëvizja Unë di - për Maqedoninë tonë 5 mandate.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024