Legjenda e futbollit francez, Michel Platini, ka rihapur një betejë të ashpër ligjore duke dorëzuar një padi penale në Francë kundër presidentit aktual të FIFA-s, Gianni Infantino, dhe pesë zyrtarëve të tjerë të lartë zviceranë të drejtësisë dhe futbollit.
Platini, i cili vitin e kaluar u shpall plotësisht i pafajshëm nga gjykata zvicerane pas një procesi të gjatë, pretendon se ndaj tij ka pasur një konspiracion me akuza të rreme dhe ushtrim ndikimi për t’ia pamundur marrjen e timonit të FIFA-s një dekadë më parë.
Sipas deklaratës zyrtare të lëshuar nga zëdhënësi i Platinisë, veprimet ligjore synojnë të zbardhin prapaskenat e vitit 2015:
"Platini pretendon një konspiracion të akuzave të rreme dhe shitjes së ndikimit (influence peddling) për ta parandaluar atë që të bëhej president i FIFA-s një dekadë më parë."Historia e Prapaskenave:
Në vitin 2015, Platini shihej si pasardhësi i sigurt i Sepp Blatter në krye të FIFA-s, pas skandaleve të korrupsionit që tronditën organizatën.
Të dy, Platini dhe Blatter, u shpallën të pafajshëm për akuzat e mashtrimit ndaj FIFA-s gjatë gjyqit të parë në Zvicer në vitin 2022, si dhe vitin e kaluar pas ankesës së bërë nga zyra e prokurorisë federale. Deri më tani, FIFA nuk ka dhënë një koment zyrtar lidhur me paditë e fundit të Platinisë.