Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe kryeshefi i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Arsim Fetahu kanë nënshkruar marrëveshje me vlerë 13.2 milionë euro për trajtimin e ujërave të zeza në Prishtinë.
Në këtë cermoni kanë marrë pjesë edhe zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku, Koordinatori i Zyrës së Bankës Gjermane për Zhvillim në Kosovë, Premtim Islami dhe kryeshefi i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Arsim Fetahu.Zëvendësministri Mjeku gjithashtu theksoi rolin e këtij projekti pasi siç tha ai “projekte të tilla janë të domosdoshme që burimet tona të ujit të jenë të sigurta dhe të shërbehet një numër më i madh i qytetarëve”.
Koordinatori Islami theksoi se "ky projekt pritet të përmirësojë jetën e qytetarëve të Rajonit të Prishtinës dhe falënderoi Qeverinë e Kosovës për bashkëpunimin e deritanishëm".
Sipas një komunikate të ministrisë, marrëveshja e nënshkruar sot për trajtimin e ujërave të zeza në Komunën e Prishtinës, me vlerë 13.2 milionë euro i shtohet marrëveshjes fillestare të grantit me vlerë 28.8 milionë euro, duke e bërë kështu vlerën totale të projektit 42 milionë euro.