Mësohet sa do t’i mungojë Thuram Interit
Lexohet për: 2 min.
Marcus Thuram
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Ylli i Interit, Marcus Thuram iu nënshtrua testeve mjekësore këtë mëngjes pas lëndimit të tij në fitoren e Ligës së Kampionëve ndaj Atletico Madridit.

26-vjeçari francez u detyrua të largohej nga fusha në pushimin e pjesës së parë të ndeshjes evropiane të “Nerazzurrëve” me Atleticon të martën në mbrëmje, duke u zëvendësuar nga Marko Arnautovic. Ai u pa i frustruar në pankinë dhe ishte e qartë se ai kishte ndier një problem muskular.

Thuram ka qenë një nga pikat kryesore të Interit në këtë sezon, duke shënuar 12 gola dhe duke dhënë 11 asistime në 34 ndeshje në të gjitha garat, duke e bërë atë një nga lojtarët më të rëndësishëm në skuadrën e Simone Inzaghit.

Siç u njoftua sot, Thuram iu nënshtrua testeve mjekësore në Institutin Klinik Humanitas në Rozzano mëngjesin e sotëm, të cilat konfirmuan një zgjatje të aduktorit të kofshës së djathtë. Ndonëse ky është një dëmtim që do ta largojë sulmuesin për rreth dy javë, ai ka shmangur një problem që mund ta ishte më i madh, përcjellë KosovaPress.

Francezi nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Nerazzurrëve për përballjet e tyre të ardhshme në Serie A me Leccen dhe Atalantan , por mund të shpresojë të kthehet në fushë për ndeshjet kundër Genoa-s më 4 mars ose Bolonjës më 10 mars.

Synimi i Thuramit dhe Interit është që ai të jetë plotësisht i gatshëm për ndeshjen e kthimit kundër Atleticos më 13 mars.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025