Ipeshkvia Prizren-Prishtinë ka organizuar sonte meshë solemne në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në kryeqytet, në vigjilje të festës së Pashkëve e cila përkon me ringjalljen e Krishtit. Kësaj meshe solemne i ka prirë ipeshkvi Imzot Dodë Gjergji në bashkëmeshim me delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë për Kosovë Jean Marie Speich si i ftuar nderi. Ipeshkvi Dodë Gjergji, pasi ka uruar festën e Pashkëve të gjithë besimtarëve katolikë, ka folur për vizitën e delegatit Apostolik të Selisë së Shenjtë Jean Marie Speich, i cili ka takuar përfaqësues të shtetit të Kosovës me të cilët ka biseduar për raportet ndërmjet dy vendeve.
Ai ka folur edhe për rëndësinë e festës së Pashkëve dhe rolin e Shën Nënë Terezës që shërbeu për të mirën e njerëzimit në mbarë botën. "Drita e Krishtit mbi ne dhe zjarri i dashurisë që ndizet brenda nesh e ka bërë botën më të mirë, nëpërmes të shenjtëve të kishës dhe një nga ato ka qenë Shën Nënë Tereza, bija e kishës sonë që ia kemi kushtuar këtë katedrale,” ka thënë ai. Ipeshkvi Gjergji ka bërë thirrje që paqja të mbretërojë dhe t’iu jepet fund konflikteve kudo në botë.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.