“Sot, 27 vjet më parë, forcat e NATO-s hynë në Kosovë, duke ndihmuar në hapjen (mundësimin) e rrugës drejt paqes dhe stabilitetit. Ne nderojmë qëndresën (vendosmërinë) e popullit të Kosovës dhe riafirmojmë angazhimin tonë të përbashkët për paqe, stabilitet dhe prosperitet.”
Kështu thuhet në mesazhin e Ambasadës Amerikanë në Prishtinë me rastin e 12 Qershorit, datës kur në vitin 1999 forcat e NATO-s hynë në Kosovë pas përfundimit të fushatës ajrore kundër regjimit të Slobodan Millosheviqit, e cila konsiderohet edhe si Dita e Clirimti të Kosovës.
Pas dështimit të diplomacisë dhe përkeqësimit të situatës humanitare, SHBA-ja mori rol udhëheqës në ndërhyrjen e NATO-s, e cila nisi më 24 mars 1999 dhe zgjati 78 ditë. Fushata ajrore detyroi forcat serbe të tërhiqeshin nga Kosova, duke i hapur rrugë vendosjes së paqes dhe kthimit të qindra mijëra shqiptarëve të dëbuar nga shtëpitë e tyre.
Angazhimi amerikan vazhdoi edhe pas luftës, përmes mbështetjes së rindërtimit, forcimit të institucioneve demokratike dhe proceseve që çuan drejt shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008. SHBA-ja mbetet një nga aleatët më të rëndësishëm të Kosovës në përpjekjet për siguri, zhvillim dhe integrim euroatlantik.