Mesazhi i Deschamps për Argjentinën
Lexohet për: 1 min.
deschamps
2 vite më parë
Linku u kopjua

Të dielën e ardhshme bota e futbollit do ta mësojë kampionin e ri të saj. Në finale do të ballafaqohet Franca që është kampionë në fuqi dhe Argjentina.

Trajneri i Francës Didier Deschamps menjëherë pas fitores ndaj Marokut ka dhënë një mesazh të fortë për Argjentinën duke thënë se do të japin gjithçka për ta mbrojtur titullin, transmeton KosovaPress.

“Emocioni dhe krenari. Sot ishte një ndeshje shumë e rëndësishme. Ne kemi një muaj që jemi bashkë me lojtarët, nuk është asnjëherë e lehtë dhe gjithashtu kemi qenë me fat deri tani, lojtarët janë shpërblyer për punën e bërë. Ne do të kërkojmë titullin të dielën”, ka thënë trajneri i Francës, Didier Deschamps.

Finalja Argjentinë-Francë zhvillohet të dielën me fillim nga ora 16:00.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025