Mes tensioneve, Kuvendi i Shqipërisë miratoi Rezolutën për Kosovën
Rajoni
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Rezoluta për Kosovën u miratua këtë pasdite me 101 vota, pas seancës maratonë në Kuvendin e Shqipërisë.

Teksa votohej Rezoluta, disa deputetë të opozitës krijuan tensione në sallë, duke bllokuar foltoren.

Rezoluta shpalos mbështetjen e dokumentit të miratuar nga parlamenti i Kosovës dhe kërkon nisjen e një hetimi ndërkombëtar, ku Shqipëria të jetë zëri i saj për të lobuar me Bashkimin Evropian dhe SHBA-në për njohjen si shtet i pavarur nga Serbia.

Kundër kësaj Rezolute ishte Partia Demokratike zyrtare. Mbështetësit e Lulzim Bashës, edhe pse të pranishëm në sallë, nuk morën pjesë në votim.

As kryeministri Edi Rama nuk votoi, pasi u largua më herët nga Kuvendi./tch

https://kosovapress.com/admin/berisha-bashkepunimi-rama-vuciq-faktor-destabilizues-per-rajonin/
https://kosovapress.com/admin/rama-shyqyr-qe-iku-rugova-pa-pare-ndonje-video-propagandistike-per-tradhtine-e-tij/
https://kosovapress.com/admin/rama-pozicioni-i-vetedobesuar-diplomatik-i-kosoves-e-ben-jo-te-lehte-perpjekjen-tone/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024