Uji jep disa kontribute të rëndësishme për trupin. Pothuajse çdo qelizë ka nevojë për ujë për të funksionuar siç duhet, ashtu si pothuajse çdo proces metabolik.
Ndërmjet 55 për qind dhe 75 për qind e trupit të njeriut përbëhet nga uji, dhe duke pasur parasysh që humbim rreth tre gota ujë në ditë përmes frymëmarrjes, djersitjes dhe urinimit, është e rëndësishme që kjo humbje të kompensohet.
Nëse nuk e mbani mend atë që shkruhej në hyrje të këtij artikulli, truri juaj mund të jetë i etur. Meqenëse rreth 80 për qind e indeve të trurit përbëhet nga uji, është e rëndësishme që truri juaj të jetë i hidratuar. Studimet klinike kanë treguar se dehidrimi redukton kujtesën dhe përqendrimin afatshkurtër.
Në tru, uji ndihmon proteinat, enzimat dhe lëndët ushqyese të arrijnë destinacionin e tyre. Kur trupi është i dehidratuar, lëngjet lëvizin më ngadalë. Uji gjithashtu pastron trurin nga radikalet e lira që dëmtojnë qelizat.
Po kështu, kur ka ujë të mjaftueshëm, trupi pastrohet nga toksina. Duke reduktuar sasinë e kohës që këto toksina kalojnë në kontakt me zorrën e trashë dhe fshikëzën tonë, ne mund të zvogëlojmë shanset për të zhvilluar kancer. Uji gjithashtu pastron trupin nga kripa e tepërt. Disa studime kanë lidhur nivelet e larta të kripës, presionin e lartë të gjakut dhe çrregullime të shumta të zemrës.
Provoni ta mbushni stomakun me një gotë ujë. Nuk përmban kalori apo yndyrë dhe një gotë ujë mund të përshpejtojë metabolizmin tuaj. Duke marrë parasysh se pothuajse çdo proces që ndodh në trup kërkon ujë, është e lehtë të kuptohet se si çdo gjë ngadalësohet kur trupi ka etje.
Prishja e dhëmbëve rezulton nga akumulimi i acidit, i cili ndikon në smaltin e dhëmbëve, por pështyma e neutralizon acidin. Gjithashtu përmban minerale të veçanta që ndihmojnë dhëmbët e shëndetshëm. Për sa kohë që trupi është i hidratuar, do të keni mjaft pështymë për të mbajtur dhëmbë të shëndetshëm.
Është e rëndësishme të merrni dozën tuaj ditore të ujit, por nuk ka nevojë ta teproni. Një person humbet rreth dy deri në tre gota ujë përmes frymëmarrjes dhe djersitjes.