Memli Krasniqi pret delegacionin e grupit Besa-Besë, fton qytetarët të blejnë sa më shumë prodhime vendore
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka takuar një delegacionin e grupit “Besa-Besë” në krye me udhëheqësin e saj, ndërmarrësin dhe shembullin e shkëlqyeshëm në trajtimin e punëtorëve, Burim Piraj.

“Me Burimin u dakorduam se përveç thelbësore, sot është edhe patriotizëm për secilin qytetar që konsumon prodhime vendore, si ndihmë tejet e rëndësishme për prodhuesit tanë”, ka thënë Krasniqi.

Postimi i plotë:

Kënaqësi të pres në selinë e PDK-së delegacionin e grupit “Besa-Besë” në krye me udhëheqësin e saj, ndërmarrësin dhe shembullin e shkëlqyeshëm në trajtimin e punëtorëve, Burim Piraj.

Bashkë diskutuam për domosdoshmërinë e vetëdijesimit edhe më të madh të qytetarëve për konsumimin e prodhimeve vendore, për bojkotimin e produkteve të Serbisë dhe nevojën e ofrimit të mbështetjes institucionale për bizneset vendore, veçanërisht në këtë periudhë të krizës ekonomike dhe energjetike.

Është shqetësuese që këtë vit, derisa prodhuesit tanë po ballafaqohen me sfida të ndryshme, importi i mallrave nga Serbia pritet të kaloj një shifër rekorde, mbi 500 milionë euro.

Me Burimin u dakorduam se përveç thelbësore, sot është edhe patriotizëm për secilin qytetar që konsumon prodhime vendore, si ndihmë tejet e rëndësishme për prodhuesit tanë.

Mysafirët i sigurova që PDK, si lider i opozitës në vend, do të vazhdoj të angazhohet për krijim të kushteve të favorshme për bizneset, në mënyrë të veçantë për prodhuesit e palodhshëm të vendit tonë.

Produktet e prodhuesve tanë janë më të mirat. Andaj, në këtë fundvit dhe në prag të festave, ftoj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që të solidarizohen me prodhuesit vendor dhe të blejnë sa më shumë produktet e tyre cilësore!

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024