Melo s’ka mëshirë për Dani Alves e Robinhon: Ata duhet të paguajnë për atë që e kanë bërë
Lexohet për: 2 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Bota e futbollit brazilian është në një gjendje të hidhur. Ata sapo kanë parë yllin e tyre të ardhshëm, Endrick, të prezantohet në skenën evropiane, ata gjithashtu panë dy nga lojtarët e tyre më të shquar të dy dekadave të fundit të dënuar për përdhunim.

Rastet e Dani Alves dhe Robinho sjellin detaje të përziera dhe shkatërrojnë plotësisht reputacionin e të dy lojtarëve, raporton KosovaPress.

Tani, Felipe Melo ka folur për të dy rastet e Alves dhe Robinhos, ku nuk shprehi aspak mëshirë kur u pyet për ta nga “Globo Sporte”.

“Unë e kam një vajzë 15 vjeçare. Nëse do ta kishin bërë atë gjë me vajzën time, unë nuk mendoj se do të isha duke e dhënë këtë intervistë këtu. Unë besoj se ne duhet të respektojmë njerëzit e tjerë, ne duhet të respektojmë gratë dhe ne duhet të respektojmë burrat, ata duhet të paguajnë për atë që e kanë bërë. Dhe le të jetë si mësim që të tjerët mos ta bëjnë. Kjo është shumë serioze”, tha Melo.

Melo bëri 22 paraqitje për Kombëtaren e Brazilit nga vitin 2009 deri në vitin 2010 dhe ishte bashkëlojtar me Dani Alves dhe Robinhon. Ai ka kaluar gati të gjithë karrierën duke luajtur për skuadra braziliane.

Ai ka qenë te Fluminense që nga viti 2022 dhe vazhdon të bëjë paraqitje pavarësisht se i ka 40 vjeç.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024