Meldal, Bertozzi dhe Sharpless marrin çmimin Nobel në Kimi
Lexohet për: 1 min.
cmimi-Nobel
2 vite më parë
Linku u kopjua

Çmimi Nobel 2022 në Kimi iu dha sot danezit Morten Meldal, amerikanes Carolyn Bertozzi dhe bashkatdhetarit të saj Barry Sharpless.

Meldal dhe Bertozzi i mundësuan Sharpless-it arritjen jashtëzakonisht të rrallë të fitimit të një Nobeli të dytë.

”Treshja shpërblehet për zhvillimin e + kimisë së klikimeve + dhe kimisë bioortogonale”, njoftoi juria në vendimin e saj.

Barry Sharpless, 81 vjeç, është vetëm personi i pestë që fiton dy herë një Nobel./atsh/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025