Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se strategjia për sigurinë kombëtare do të sillet shumë shpejtë në Kuvend.
Ai gjatë debatit të sotëm për sigurinë në vend, foli edhe për Fondin e Sigurisë për FSK-së, për çka tha se është një mbështetje për ushtrinë.
Ai tha se gjatë mandatit të tij qeverisës janë ngritur kapacitetet për blerjen ushtarake.
“Kemi ngritur kapacitetet për blerjen ushtarake më herët. Rritja e buxhetit tregon gatishmërinë e Qeverisë për forcimin e ushtrisë. Bashkëpunimi ndërkombëtar, marrëveshje bilaterale ndërkombëtare, aftësinë por edhe përgatitjen e grupit ndër-institucional për rrugën drejt partneritet për paqe”, shtoi ai.
“S’kemi ndarë mirënjohje për letërsi, por kemi ndarë mirënjohje për njerëzit që kanë kontribuar për çështje kombëtare”, tha ai.
Mirëpo, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj i tha ministrit se në asnjë nen nuk është i autorizuar të shpërndajë mirënjohje dhe dekorata.