Mehaj: Po krijojmë një sistem të detajuar për menaxhimin e mbrojtjes
Lexohet për: 3 min.
336643026_1191732248371764_5733303804609136949_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka nënshkruar sot  Direktivën për zbatimin e Politikës për Planifikim, Programim, Buxhetim dhe Ekzekutim, si një dokument strategjik thelbësor për zhvillimin e kapaciteteve institucionale të mbrojtjes në një periudhë afatgjate.

Ministri Mehaj ka bërë të ditur se ky dokument është hartuar pas një analize të detajuar ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, mbështetur nga Ambasada Amerikane, përmes angazhimit të Këshilltarit për PPBE, Joe Duncan, si pjesë e Programit Global të Reformës së Mbrojtjes.

Dokumenti ka shtatë shtylla kryesore dhe dyzet e një objektiva të cilat në mënyrë direkte mbështesin zbatimin e Planit të Përgjithshëm të Tranzicionit, duke ndërtuar dhe përmirësuar kështu sistemet e menaxhimit të mbrojtjes, gjersa Ministria e Mbrojtes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës po zhvillohet me synimin e vazhdueshëm në jo vetëm garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe mbrojtjen teritoriale, por gjithashtu dhe përmbushjen e objektivës për të qenë anëtar i vyeshëm i aleancës së NATO-s.

“Sot Ministria e Mbrojtjes shënoi një hap të rëndësishëm në aspektin e zhvillimin afatgjatë të Strategjisë së Menaxhimit të Sistemit të Mbrojtjes. Në prani të përfaqësueses së Ambasadës Amerikane, Chargé d'affaires, znj. Alyson Grunder, sot nënshkrova Direktivën për zbatimin e Politikës për Planifikim, Programim, Buxhetim dhe Ekzekutim, si një dokument strategjik thelbësor për zhvillimin e kapaciteteve institucionale të mbrojtjes në një periudhë afatgjate, i hartuar pas një analize të detajuar ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, mbështetur nga Ambasada Amerikane, përmes angazhimit të Këshilltarit për PPBE, Joe Duncan, si pjesë e Programit Global të Reformës së Mbrojtjes. Ky dokument ka shtatë shtylla kryesore dhe dyzet e një objektiva të cilat në mënyrë direkte mbështesin zbatimin e Planit të Përgjithshëm të Tranzicionit, duke ndërtuar dhe përmirësuar kështu sistemet e menaxhimit të mbrojtjes, gjersa Ministria e Mbrojtes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës po zhvillohet me synimin e vazhdueshëm në jo vetëm garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe mbrojtjen teritoriale, por gjithashtu dhe përmbushjen e objektivës për të qenë anëtar i vyeshëm i aleancës së NATO-s. Po krijojmë një sistem të detajuar e të përgjegjshëm për menaxhimin e mbrojtjes që do zbatohet në mënyrë rutinore, duke shpërndarë dhe përdorur në mënyrë efikase burime për të arritur aftësitë e dëshiruara për forcën e ardhshme. Unitet përpjekjesh për një ushtri në rritje!”, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025