Mehaj pas takimit me shefin e dronëve Bayraktar: Pajisjet e ushtrisë, prioritet i yni
Lexohet për: 2 min.
Mehaj
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se blerja e dronëve Bayraktar ka qenë një prej investimeve më të mëdha në ushtrinë e Kosovës, vitin e fundit.

Ai ka shkruar pas takimti që ka zhvilluar me shefin e kompanisë që prodhon këta dronë, Haluk Bayraktar, derisa ka theksuar se pajisjet e ushtrisë së Kosovës për qëllime të mbrojtjes do të vazhdojnë të jenë prioritet i qeverisë.

“Blerja e dronëve Bayraktar ka qenë njëri nga investimet më të mëdha që kemi bërë në ushtrinë tonë në vitin e fundit, falë përkushtimit të qeverisë sonë dhe prioriteteve tona si Ministri e Mbrojtjes.  Për të falënderuar për bashkëpunimin parimor dhe të besueshëm si dhe për të parë fusha tjera në të cilat mund të ngrisim kapacitetet tona mbrojtëse, kam takuar shefin e kompanisë Baykar, z. Haluk Bayraktar. Pajisjet e ushtrisë tonë për qëllime të mbrojtjes, do të vazhdojnë të jenë prioritet i yni në suaza të standardeve të NATO-së”, ka shkruar Mehaj.

Ushtrisë së Kosovës i janë shtuar edhe dronë Bayraktar TB-2.

Kjo ishte bërë e ditur nga kryeministri Albin Kurti duke theksuar se dronët janë blerë nga Turqia.

“Arsenalit të ushtrisë sonë i kemi shtuar edhe dronë Bayraktar TB-2 të cilët i kemi blerë si Qeveri nga Turqia! Në dy vjet qeverisje e kemi shtuar për mbi 80% numrin e ushtarëve dhe mbi 100% buxhetin për ushtrinë.”, kishte deklaruar Kurti.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025