Mehaj: Komuniteti ndërkombëtar duhet t'i dënojë veprimet e Serbisë
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka deklaruar sot se përballë zhvillimeve të fundit, qeveria dhe institucionet e sigurisë, janë të përkushtuara për t'iu  përgjigjur sfidave të sigurisë si në veri të vendit, ashtu edhe në tërë territorin.

Ai ka potencuar se veprimet e autoriteteve serbe janë manifestim i politikave agresore dhe hegjemone të Serbisë autoritare dhe proruse në Ballkan.

“Çdo përpjekje për depërshkallëzim, duhet të llogarisë edhe mungesën e vullnetit të Serbisë për të ofruar zgjidhje për aktin e djeshëm, si dhe veprimet e saj të vazhdueshme provokuese dhe nxitëse karshi Republikës së Kosovës.”, ka shkruar Mehaj, duke shtuar se ndërkombëtarët duhet t’I dënojnë verpimet e shtetit serb.

“Komuniteti ndërkombëtar duhet t'i dënojë veprimet e Serbisë dhe duhet t'iu qëndrojë deri në fund pranë palëve, sipas gatishmërisë së tyre përkatëse, drejt gjetjes së rrugëve të depërshkallëzimit të situatës në veri të vendit tonë. Me Republikën e Kosovës dhe për qytetarët e saj!”, ka shkruar tutje Mehaj në Facebook.

Policia e Kosovës ka deklaruar dje se tre zyrtarë kufitarë janë rrëmbyer nga forcat serbe gjatë një patrullimi në vijën kufitare në veri të Kosovës. Policia ka bërë të ditur se njësia policore ka qenë në detyrë thellë brenda territorit të Kosovës për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale./KosovaPress

https://kosovapress.com/admin/pk-serbia-ka-kidnapuar-tre-police-ne-zonen-kufitare-ne-jarinje/
https://kosovapress.com/admin/kurti-hyrja-e-forcave-te-serbise-ne-territorin-e-kosoves-eshte-synim-per-destabilizim/
https://kosovapress.com/admin/rrembimi-i-policeve-osmani-kerkon-reagim-te-ashper-nga-nderkombetaret/
https://kosovapress.com/admin/kfori-pergjegjes-per-vijen-kufitare-svecla-se-dime-ku-po-i-mban-serbia-policet-tane/
https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bkurti-pas-mbledhjes-se-keshillit-te-sigurise-rrembimi-i-policeve-agresion-i-serbise-ndaj-kosoves/
https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bkurti-jane-gjetur-gjurme-ne-vendin-e-rrembimit-te-policeve-i-cuditshem-mosreagimi-i-kfor-it/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024