Mehaj dhe Heappey biseduan për avancimet e FSK-së
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur në takim ministrin e Forcave të Armatosura të Britanisë së Madhe, James Heappey, të cilin e ka njoftuar për avancimet e Forcës së Sigurisë së Kosovës në implementimin e planit të tranzicionit.

Heappey ka theksuar se Britania do të vazhdojë të përkrah Kosovën në realizimin e aspiratave në përfshirjen në organizata euroatlantike.

Në takim u bisedua për realizmin me sukses të misionit  bashkë-zbarkues të FSK-së përkrah forcave britanike në Ishujt Falkland, që kishte për qëllim ngritjen e kapaciteteve operacionale dhe të ndërveprimit me forcat e shteteve partnere për të shërbyer në të ardhmen në misionet e paqes. Gjithashtu, u bisedua për mundësitë e radhës në realizmin e misioneve bashkë-zbarkuese të FSK-së përkrah forcave britanike”, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, në takim është biseduar edhe për trajnimet dhe edukimin e ushtarakëve të FSK-së në Mbretërinë e Bashkuar.

Temë tjetër diskutimi ishte dhe investimi në industrinë e mbrojtjes dhe blerjen e pajisjeve ushtarake të cilat po bëhen përmes marrëveshjeve shtet më shtet, sipas standardeve të NATO-s dhe në përputhje me Planin Gjithëpërfshirës të Tranzicionit. Gjatë takimit, Ministri Mehaj shprehu gatishmërinë e tij që FSK të ofrojë ndihmë në Ukrainë, ne veçanti në ofrimin e trajnimeve për forcat ukrainase, me ç’rast u përgëzua nga Ministri britanik, Heappey”, është bërë e ditur në komunikatë.

Gjatë ditës, ministri për Forcat e Armatosura i Mbretërisë së Bashkuar, James Heappey, është pritur në takim edhe nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, si dhe kryeministri Albin Kurti.

Heappey ka theksuar mbështetjen për Kosovën për anëtarësim në Bashkim Evropian dhe NATO.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024