Media sllovene: Shqipëria destinacioni i përballueshëm për pushime “të çmendura” në 2024
Lexohet për: 2 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Jeni në kërkim të destinacioneve të përballueshme për pushime “të çmendura” në 2024? Ne kemi përgatitur një listë të vendeve që janë ‘miqësore me portofolin’, por në të njëjtën kohë premtojnë përvoja të paharrueshme, shkruan Nika Arsovski në një artikull të botuar në revistën sllovene “City Magazine”.

Nga qytetet historike në parajsat tropikale, çdo destinacion ofron një ndërthurje unike të kulturës, bukurisë natyrore dhe aventurës. Paketoni valixhet dhe bëhuni gati për të eksploruar, transmeton ATSh.

Shqipëria është një vend me reliev të thyer, plazhe të pacenuara dhe histori të lashtë që presin për t’u eksploruar. Zbuloni qytetin e Beratit të përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, i njohur ndryshe si “Qyteti i një mijë dritareve”, me arkitekturën e stilit otoman të ruajtur mirë dhe kështjellën mahnitëse në majë të kodrës. Shëtisni rrugët e ngushta me kalldrëm ose eksploroni xhamitë dhe kishat e qytetit. Për adhuruesit e plazhit Shqipëria ofron gjithçka sipas dëshirës së tyre.Në Shqipëri mund të gjeni shumë plazhe me rërë përgjatë vijës së saj të pacenuar bregdetare, duke përfshirë plazhet piktoreske të Sarandës, Himarës dhe Dhërmiut. Shqipëria është renditur mes 10 destinacioneve të përballueshme për pushime të paharrueshme në vitin 2024!

1-Shqipëri

2-Budapest, Hungari

3-Meksiko Siti, Meksikë

4-Mirisa, Sri Lanka

5-Goa, Indi

6-Ohër, Maqedonia e Veriut

7-Gambia

8-Tallin, Estoni

9-Kajro, Egjipt

10-Republika Dominikane

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024