Shqipëria, me plazhet e saj të pacenuara, malet madhështore dhe historinë e pasur kulturore, është një perlë e fshehur në zemër të Ballkanit, shkruan Marilyn Aghemo në një artikull të botuar në të përditshmen italiane Tag.24 .
Ende pak e njohur nga publiku i gjerë turistik, ajo ofron një përvojë autentike dhe magjepsëse për turistët që kërkojnë një alternativë ndryshe kundrejt destinacioneve më të njohura.Tirana: Zemra e gjallë e Shqipërisë
Niseni udhëtimin tuaj nga kryeqyteti, Tirana. Qyteti, i karakterizuar nga një atmosferë e gjallë dhe kozmopolite, është një ndërthurje magjepsëse e modernitetit dhe traditës.
Sheshi Skënderbej është qendra e qytetit, i rrethuar nga ndërtesa të rëndësishme si Muzeu Historik Kombëtar, Xhamia e Et’hem Beut dhe Teatri i Operas dhe Baletit.
Mos e humbisni rastin të ngjiteni në Kullën e Sahatit për një pamje panoramike të qytetit.
Plazhet e jugut: Riviera Shqiptare
Pasi të eksploroni Tiranën, shkoni në jug për të zbuluar Rivierën mahnitëse Shqiptare. Ky rajon, shpesh i krahasuar me Côte d’Azur – riviera franceze, krenohet me disa nga plazhet më të bukura në Mesdhe, me ujëra të kristalta dhe peizazhe mahnitëse.
Nga këtu, është e lehtë të arrish në sitin arkeologjik të Butrintit, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, i cili strehon rrënojat që datojnë që nga koha greke, romake dhe bizantine.
Duke vazhduar përgjatë bregdetit, do të mbërrini në Ksamil, një fshat i vogël – i famshëm për ishujt dhe plazhet magjepsëse.
Duke vazhduar udhëtimin, ndaloni në Himarë, një qytet piktoresk që ruan ende hijeshinë e një vendi të lashtë peshkimi.
Plazhet e Livadhit dhe Gjipesë janë të paharrueshme: i pari ndodhet në një vijë bregdetare të gjerë me rërë, ndërsa i dyti është një liman i fshehur, i aksesueshëm nëpërmjet një shtegu ecjeje ose me varkë.
Shqipëria nuk ofron vetëm plazhe; vendi ofron peizazhe spektakolare malore dhe fshatra historikë magjepsës.
Një nga vendet që nuk duhet humbur është Parku Kombëtar i Malit të Tomorrit, një zonë e mbrojtur që ofron mundësi për shëtitje, ngjitje dhe zbulimin e manastireve të lashta.
Ky park është një parajsë për adhuruesit e natyrës dhe sporteve në natyrë.
Këtu mund të ecni përgjatë shtigjeve të shënuara, të vizitoni Ujëvarën e Grunasit dhe të admironi kullat tradicionale të vrojtimit.
Valbona është baza ideale për të eksploruar Parkun Kombëtar të Valbonës, me peizazhet e saj mahnitëse dhe shtëpitë tradicionale prej guri.
Qyteti i Beratit: “qyteti i një mbi një dritareve”
Shtëpitë e saj osmane të ruajtura mirë dhe kështjella mesjetare me pamje nga qyteti janë dëshmi e një të kaluare të pasur dhe të larmishme.
Ecja nëpër rrugët e ngushta të shtruara me gurë do t’ju kthejë pas në kohë.
Pamja panoramike nga maja e Kalasë mbetet e paharrueshme.
Gjirokastra: “qyteti i gurtë”
Me shtëpi historike prej guri dhe një Kala mbresëlënëse, Gjirokastra ofron një përvojë unike dhe autentike.
Kalaja e Gjirokastrës, e cila dominon qytetin, strehon një muze ushtarak dhe ofron pamje spektakolare të luginës përreth.
Kuzhina dhe mikpritja shqiptare
Kuzhina shqiptare është një tjetër aspekt që do ta bëjë udhëtimin tuaj të paharrueshëm.
Shqiptarët shquhen për mikpritjen e tyre. Kudo që të shkoni, do të përshëndeteni me ngrohtësi dhe mirësi./ATSH/