Nëse dëshironi të përjetoni pushime të stilit të Maldiveve pa shpenzuar shumë, vizitoni Shqipërinë, një destinacion i bukur evropian me fluturime të përballueshme dhe plazhe të mrekullueshme, shkruan Danielle Kate Wroe në të përditshmen britanike “Liverpool Echo”.
Udhëtimi nuk do të ndikojë në buxhetin tuaj – veçanërisht nëse rezervoni fluturime të lira. Nëse dëshironi të përjetoni pushime të stilit të Maldiveve me çmime te lira, ne ju rekomandojmë Ksamilin, në Shqipëri.
“Adhuruesi i udhëtimeve @kieranbrowntravel, së fundmi zbuloi në TikTok pushimet e tij në Shqipëri.
Në një video, e cila mori më shumë se 437,000 klikime, ai tha: “Rezervova një fluturim në Shqipëri dhe tani jam duke kampuar vetëm në malet shqiptare, duke notuar në ujin më të bukur”.
“Shqipëria është një magji. Vend i mrekullueshëm”, komentoi një ndjekës tjetër.
Ksamili është i njohur për plazhet e tij të bukura me rërë dhe ujërat e kristalta të detit Jon.
Pikërisht në brigjet e Ksamilit ndodhen disa ishuj të vegjël që mund të arrihen lehtësisht me varka apo edhe me not, në varësi të distancës së tyre nga bregu.
Këta ishuj ofrojnë plazhe shtesë të izoluar dhe janë një atraksion për vizitorët.
Atëherë pse të mos e përfundoni ditën tuaj me një vakt të mirë në një vend që të lë pa frymë.
Zona është e njohur për ushqimet e shijshme të detit të freskëta dhe kuzhinën tradicionale shqiptare – dhe ka një mori restorantesh me pamje nga deti dhe ishujt.
Ky aeroport është rreth katër orë me makinë larg Ksamilit, por aeroporti më i afërt ndërkombëtar është në fakt Korfuzi, Greqi.
Pra, do ta shtoni Ksamilin në listën tuaj të destinacioneve për pushime?/ATSh/