Megjithëse nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme edicionin garues 2023/24, klubi i futbollit “Prishtina”, ka synime të mëdha për këtë vit. FFK po ju shkakton shumë probleme.
Kupa e Kosovës, por edhe së paku vendi i dytë në kampionat, janë synimet kryesore të këtij klubi, të cilat për KosovaPress, i ka zbuluar drejtori gjeneral i klubit, Artan Osmani.
Sa i përket objektivave të klubit, Osmani u shpreh qartë se “Prishtina”, synon vendin e dytë në kampionat, si dhe trofeun e Kupës së Kosovës.
Drejtori gjeneral i “Prishtinës”, foli edhe për vendimin e klubit për ta shkëputur bashkëpunimin me ish-trajnerin, Debatik Curri.
Klubi bardh e kaltër vazhdon të jetë në telashe serioze sa i përket zhvillimit të ndeshjeve në stadiumin “Fadil Vokrri”, kjo për shkak se ky stadium është mbyllur me vendim të Federatës së Futbollit të Kosovës pasi duhet të bëhet rinovimi i fushës. Për këtë problematikë, Osmani ka fajësuar pikërisht FFK-në.
Drejtori i Prishtinës gjithashtu bëri të ditur se me trajneri Emanuel Ego, klubi ka kontratë dy vjeçare dhe varësisht nga objektivat që do të arrihen, ajo edhe mund të vazhdohet më tutje. /A. Bytyçi