Me praninë e Kosovës, mbyllen Lojërat Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Me praninë e Kosovës, mbyllen Lojërat Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026
KosovaPress
23/02/2026 - 09:00
Linku u kopjua

Pas 16 ditësh garash, Lojërat Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026 u mbyllën me një ceremoni spektakolare të zhvilluar në Arenën e Veronës.

Ceremoninë e mbylljes e shpalli zyrtarisht presidentja e Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, Kirsty Coventry, e cila iu drejtua sportistëve me fjalët: “Ishit të guximshëm, të patrembur, plot zemër dhe pasion.”

Në ceremoninë përmbyllëse, flamurin e Kosovws e mbajti skitari Drin Kokaj, mori pjesë në disiplinën e sllallomit në skijimin alpin.

Në renditjen e përgjithshme të medaljeve, e para u rendit Norvegjia me 41 medalje, e ndjekur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 33 medalje dhe Italia me 20 medalje.

Lojërat e ardhshme Olimpike Dimërore do të zhvillohen në Alpet Franceze në vitin 2030.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026