Më 15 janar ndizen qirinj për të kujtuar viktimat e gjenocidit serb në Kosovë
Lexohet për: 2 min.
gjenocidi
3 vite më parë
Linku u kopjua

Me rastin e ditës së përkujtimit të gjenocidit në Kosovë, Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” më 15 janar 2022 duke filluar nga ora 19:30 do të ndezë qirinj në shenjë respekti e përkujtimi për viktimat e gjenocidit në Kosovë.

Në Prishtinë, aktivistët e kësaj Qendre qirinjtë do t’i ndizen në sheshin “Skënderbeu”, për çka kanë ftuar edhe qytetarët t’i bashkohen këtij aktiviteti.

“Qytetarët e qyteteve tjera, me vetiniciativë mund ta bëjnë ndezjen e qirinjve në sheshin e qyteteve të tyre. Ata që nuk kanë mundësi të dalin në shesh, këtë ta bëjnë në ballkonet apo dritaret e tyre. Po ashtu, ftojmë të gjithë shqiptarët anekënd botës që në ora 19:30, sipas kohës së tyre lokale, ta bëjnë ndezjen e qirinjve në ballkone e dritare në nderim të viktimave të gjenocidit në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”.

Qendra thotë se “përkujtimi i viktimave të gjenocidit në Kosovë është më e pakta që ne duhet të bëjmë në rrugëtimin për ngadhënjimin e drejtësisë dhe ndëshkimin e krimit”.

https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bdenimi-i-vukotiq-riktheu-shpresat-per-drejtesi-te-viktimat-e-dhunes-seksuale/
https://kosovapress.com/admin/te-pagjeturit-mbesin-plage-e-hapur-familjaret-nderkombetaret-te-kushtezojne-serbine/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025