Qendrat e votimit në të gjithë Turqinë janë mbyllur pasi votimi në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të vendit përfundoi në orën 17:00 sipas kohës lokale.
Rreth 60,7 milionë qytetarë turq ishin të regjistruar për të votuar në Turkiye, ndërsa jashtë vendit ishin të regjistruar 3,4 milionë votues. Në këto zgjedhje, 4,9 milionë qytetarë kishin të drejtën e votimit për herë të parë.
Çdo votues kishte mundësi të hedh dy vota, një për presidentin dhe një për parlamentarët, të cilët do të shërbejnë për një mandat 5-vjeçar.
Numërimi i votave ka filluar për të përcaktuar rezultatin e garës presidenciale midis presidentit Recep Tayyip Erdoğan, i cili kërkon rizgjedhjen, kandidatit të opozitës më të madhe, Kemal Kılıçdaroğlu, dhe kandidatit Sinan Oğan.
Pavarësisht tërheqjes së tij nga gara presidenciale, partia e tij "Atdheu" (Memleket) mbetet në garë për ulëset në parlamentin prej 600 vendesh.
Mbi 24 parti politike dhe mbi 151 kandidatë të pavarur për deputetë ishin në garën e sotme në zgjedhje.