Mbyllet pa fitues ndeshja mes Chelseat dhe Liverpoolit
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Chelsea dhe Liverpooli e kanë nisur sezonin e ri të Premier Ligës me barazim.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Stamford Bridge”, skuadra e Chelseat ka barazuar 1:1 me Liverpoolin, raporton KosovaPress.

Fillimisht, ishte Luis Diaz ai i cili e zhbllokoi rezultatin i pari, ku shënoi në minutën e 18’ për ta kaluar Liverpoolin në epërsi prej 1:0.

Ndërkaq, Chelsea arriti ta gjejë golin e barazimit përmes mbrojtësit Axel Disasi, i cili në minutën e 37’ shënon për 1:1.

Të dyja skuadrat shënuan edhe nga një gol, por që ai i Mohamed Salah dhe i Ben Chilwell u anuluan për shkak të pozitës jashtë loje.

Rezultati final i ndeshjes, 1:1.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024