Mbyllet pa fitues koha e rregullt e finales së Kupës së Kosovës
Lexohet për: 1 min.
6-Fitues
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar pa fitues koha e rregullt e finales së Kupës së Kosovës mes Ballkanit dhe Prishtinës.

Pas më shumë se 90 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Rexhep Rexhepi” të Drenasit, Ballkani ka barazuar 2:2 me Prishtinën, raporton KosovaPress.

Golat për vendasit i shënuan Walid Hamidi (minuta e 21’) dhe Meriton Korenica (minuta e 51’), kurse te Prishtina të dy golat i shënoi Albin Krasniqi (minuta e 77’ dhe minuta e 82’).

Tani do të nevojiten vazhdimet për ta përcaktuar fituesin, e nëse nuk ka gola as në vazhdime, ndeshja do të shkojë në penallti.

Rezultati i kohës së rregullt, 2:2.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025