Mbyllen pjesët e para të gjysmëfinaleve vendimtare në futboll
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Mbyllen pjesët e para të gjysmëfinaleve vendimtare në futboll
Ndeshjet kthyese të gjysmëfinaleve në futboll janë duke u zhvilluar sot më 22 prill, ku katër skuadra po luftojnë për dy vendet në finalen e madhe të Kupës së Kosovës.
Dukagjini po përballet me Ballkanin, ku skuadra nga Klina ka arritur të ndryshoj rezultatin me golin e Elton Basri, në minutën e 29’, derisa Ballkani mbeti më një lojtar më pak në fushë, kur në minutën e 30’ me karton të kuq u përjashtua nga loja Albert Diene, por Ballkani me një lojtar më pak barazoi rezultatin në minutën e 34’, që e bënë rezultatin e përgjithshëm 4-1.
Në gjysmëfinalen tjetër, Ferizaji po përballet me Llapin në një duel që mbetet plotësisht i hapur, pa u shënuar asnjë gol në pjesën e parë. Ndeshja e parë përfundoi 2-1 në favor të Llapit, duke lënë gjithçka të vendoset në takimin e sotëm.
Ndeshjet ka nisur të zhvillohen me fillim nga ora 15:00.
KosovaPress