Mbrojtja: Jakup Krasniqi është njeri krejt ndryshe, nuk është si Millosheviqi
Lexohet për: 5 min.
Dëgjoje me zë...
Mbrojtja: Jakup Krasniqi është njeri krejt ndryshe, nuk është si Millosheviqi
Avokatja e Krasniqit1111
16/02/2026 - 12:49
Linku u kopjua

Para trupit gjykues në Hagë përsëri sot e mori fjalën avokatja e Jakup Krasniqit, Venkateswari Alagendra, e cila kërkoi shpalljen e pafajësisë për Jakup Krasniqin në të gjitha pikat e aktakuzës. Sot kur edhe përfundoi fjala përmbyllëse e ekipit mbrojtës të Krasniqit, Alagendra tha se Jakup Krasniqi ishte mbështetës i fuqishëm për lirinë e vendit, duke theksuar se ai nuk ishte i njëjtë me Sllobodan Millosheviqin.

“Krasniqi ishte mësues i respektuar, aktiv në LDK në kryesinë e saj në Drenas, mbështetës i fuqishëm dhe i angazhuar për Kosovë të lirë, siç e përshrkuan Rrustem Mustafa një prej aktivistëve të mëdhenj në atë kohë. Aktivizmin e tij e ka paguar shtrenjtë. Ai ka kaluar 10 vjet si i burgosur politik në vitet 1981 – 1991, ku ka pësuar torturë dhe keqtrajtim të rëndë në kushte të tmerrshme në duart e autoriteteve serbe. Ai është kundërshtar i kohës së gjatë të regjimit serb dhe është krenar për këtë, jo për urrejtje ndaj serbëve, por sepse kundërshtonte politikat e aparteidit kundër shqiptarëve të Kosovës të imponuara nga regjimi serb i Millosheviqit. Jakup Krasniqi është njeri krejt ndryshe, nuk është i njëjtë si Millosheviqi apo si ata të tillë“, tha ai.

Alagendra tha se asnjë dëshmitar nuk ka dëshmuar se Jakup Krasniqi ka qenë i përfshirë në krimet e pretenduara nga Prokuroria Speciale.

“Asnjë dëshmitar nuk ka dëshmuar se Krasniqi perceptohej si i përfshirë në krime apo në ndonjë plan kriminal. Në të kundërtën, pretendimet nuk janë besuar...11.54.05 një fakt i pamohueshëm qëndron se asnjë dëshmitar i besueshëm nuk ka mundur të vendos Krasniqin në marrjen në pyetje, keqtrajtim apo vrasjen e ndonjë civili. Sot pas 232 ditësh gjykim 234 dëshmitarëve dhe më shumë se 11 mijë provave materiale arrijmë të kthehemi tek e njëjta pikë, sepse provat kanë lënë parashtrimin fillestar të mbrojtjes të paprekur...11;’55;30 Dhe kur fillon një çështje, një gjykim dhe përfundon në të njëjtin vend, ligji lejon vetëm një rezultat shpalljen e pafajësisë për të gjitha akuzat..11.56.26 Krasniqi nuk është përgjegjës për vuajtjen e përshkruar në këtë proces, provat nuk vërtetojnë se urdhëroi, inkurajoi, mbështeti apo kishte synim që të kryente krime kundër civilëve”//11/57/44 Drejtësia penale nuk bëhet duke fryrë një tragjedi kolektive dhe fajësuar me fajësinë individuale, kjo bëhet duke bërë një atribuuim të kujdesshëm të parimeve, përmbajtjes dhe besnikërisë ndaj provave” , tha ajo.

Para paraqitjeve të fundit të dhëna nga Alagendra, avokati  tjetër i Krasniqit, Mentor Beqiri tha se UÇK nuk u mendua, krijua apo veproi si një instrument kriminal dhe se zhvillimi i saj ishte përgjigje ndaj dhunës dhe jo katalizator për të.

Sipas tij, prokuroria po kërkon për krerët e UÇK dyfishin e dënimeve që u dhanë udhëheqësve serbë për krimet e kryera në Kosovë.

“Pretendimi i ZPS-së se Krasniqi dhe anëtarët tjerë të UÇK-së ndanin qëllimin e përbashkët për të marrë dhe ushtruar kontroll në gjithë Kosovën përmes kryerjes së krimeve nuk qëndron, kur analizohen të gjitha provat. Provat që dëgjuam në këtë çështje tregojnë se UÇK-ja nuk u krijua si organizatë që kërkon marrje pushteti, ajo u ngrit si lëvizje mbrojtëse  e krijuar në përgjigje ndaj  kërcënimit ekzistencial dhe të menjëhershëm, me të cilët përballeshin shqiptarët e Kosovës, civilët të cilët pësonin shtypjen e gjerë dhe dhunën e ushtruar nga forcat serbe.. 11.36.23 UÇK nuk u mendua, krijua apo veproi si një instrument kriminal zhvillimi i saj, ishte përgjigje ndaj dhunës dhe jo katalizator për të”, tha ai.

Ekipi mbrojtës i Jakup Krasniqi e nisi fjalën përmbyllëse të premten e kaluar, ndërsa fjala përmbyllëse në gjykimin më të madh në Hagë kanë nisur më 9 shkurt të këtij viti.

Kjo shënon fazën përfundimtare të procesit më të madh gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Ekipet mbrojtëse të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit kanë kërkuar që të njëjtit të shpallen të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Ata kanë deklaruar para trupit gjykues se nuk ka asnjë provë që argumenton pretendimet e ZPS-së për krime lufte.

Kryeprokurorja e Specializuar, Kimberly Ëest, ka kërkuar dënim me burgim prej 45 vjetësh për secilin nga ish-krerët e UÇK-së.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, po përballen me akuza të ngritura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, të cilat ata i kanë cilësuar si të pabazuara. Edhe mbrojtja i ka hedhur poshtë këto akuza dhe ka argumentuar se UÇK-ja nuk kishte strukturë të organizuar komanduese.

Gjykimi ndaj tyre ka nisur më 3 prill 2023, gati tri vjet pas konfirmimit të aktakuzës prej kur ish-krerët e UÇK-së mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë./B.Ibishi/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026