Ekipi mbrojtës i Hashim Thaçit e ka përfunduar fjalën përmbyllëse sot në Hagë. Avokati i Thaçit, Luka Mishetiq kërkoi nga trupi gjykues të nxjerr aktgjykim lirues për Thaçin.
Mishetiq tha se ky gjykim që ka zgjatur tri vjet është test për Prokurorinë, e cila, sipas tij, ka dështuar. Ai theksoi se koha është që Hashim Thaçi të shkojë në shtëpi.
Mbrojtja e Thaçit kërkesën e ZPS-së për burgim prej 45 vjetësh për Hashim Thaçin e ka quajtur burgim të përjetshëm. Ai thotë se ky parashtrim është i pabesueshëm.
“Ata kanë kërkuar 45 vite dënim, 6 dënim në mënyrë efektive, dënim i përjetshëm pika fillestare ZPS-së është që nuk ka faktor zbutës në këtë çështje ky është një parashtrim i pabesueshëm nga një zyrë që e di që në Dhomat e Specializuara të Kosvës dhe ZPS nuk do të ekzistonin po të mos ishin për të akuzuarin. Kjo është parashtrim i pabesueshëm”, tha ai. /B.Ibishi/