Mbrojtja e të akuzuarve kërkon vendim të drejtë në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt
Tjera
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Mbrojtja e të akuzuarve kërkon vendim të drejtë në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt
Mbrojtësit e të akuzuarve në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt kanë paraqitur qëndrimet e tyre përfundimtare para gjykatës, duke kërkuar vendime të drejta dhe të bazuara në prova.
Avokati i të akuzuarit Naim Murseli, Shemsedin Piraj ka kërkuar dënim të drejtë për klientin e tij.
Gjatë fjalës përfundimtare mbrojtësi i Naim Murselit tha se në këtë proces janë katër çështje kyçe.
Sipas tij, gjatë hetimeve është dashur të bëhet ekzaminimi i rrobave të Naim Murselit.
Pafajësinë për Granit Plavën kërkoi avokati i tij, Skënder Gojani, i cili tha se Prokuroria nuk ka prova.
Fjalën përfundimtare të avokatit të tij e mbështeti edhe Granit Plava.
Ndërsa, Ndrec Dodaj, avokati mbrojtës i të akuzuarit, Kushtrim Kokalla kërkoi që vendimi të bazohet në provat e administruara.
Edhe i akuzuari, Kushtrim Kokalla u pajtua me fjalën përfundimtare të mbrojtësit të tij.
Burgim të përjetshëm për tre të akuzuarit Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla që akuzohen për vrasjen e Liridona Ademaj kërkuan prokurorja Javorka Perkinçeviq, vëllai i të ndjerës Liridona, Leonard Ademaj dhe avokat i i familjes Ademaj. /B.Ibishi/