Mbreti Charles mori pjesë në shërbimin e Pashkëve
Lexohet për: 1 min.
Charles pashket
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Mbreti britanik Charles III me gruan e tij Camilla morën pjesë sot në shërbimin e së dielës së Pashkëve në Windsor, që ishte shfaqja e tij e parë publike që kur mësoi se vuante nga kanceri. Mbreti u foli qytetarëve, u shtrëngoi dorën, duke i uruar Pashkët. Princi dhe Princesha e Uellsit nuk morën pjesë në shërbim, pasi Catherine vazhdon trajtimin e kancerit, raporton BBC.

Mbreti 75-vjeç, ka vazhduar detyrën që nga diagnoza, por angazhimi i tij ka qenë kryesisht jashtë syve të publikut. Në meshën në kapelën e Shën Gjergjit morën pjesë Duka dhe Dukesha e Edinburgut, djali i tyre James, Princesha Anne dhe bashkëshorti i saj, si dhe Duka dhe Dukesha e Jorkut.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025