Mbi 75 mijë punëtorë të sindikatave në ofruesin e kujdesit shëndetësor Kaiser Permanente (Kompani e kujdesit shëndetësor) kanë hyrë në grevë, duke filluar largimin më të madh të punonjësve shëndetësorë në historinë e SHBA.
Ndërprerja treditore e punës përfshin infermierë, farmacistë dhe teknikë laboratori në pesë shtete të SHBA dhe Uashington DC, shkruan BBC.Spitalet dhe urgjencat do të qëndrojnë të hapura gjatë gjithë grevës.
Një marrëveshje e mëparshme pune midis tetë sindikatave në koalicion dhe kompanisë skadoi më 30 shtator.
Greva e Kaiser Permanente është një nga disa veprime të profilit të lartë të punës që kanë përfshirë SHBA këtë vit, duke përfshirë grevat e vazhdueshme nga “United Auto Workers” dhe “Screen Actors Guild”- Federata Amerikane e Artistëve të Televizionit dhe Radios.
Statistikat e Byrosë Amerikane të Punës tregojnë se më shumë se 309,000 punëtorë dolën në grevë vetëm deri në gusht të këtij viti.