Mbi 70 biznese të vogla të komuniteteve jo shumicë kanë prezantuar produktet e tyre në panairin e biznesit të programit IV, me qëllim të kontribuojnë në zhvillimin social për komunitetet e tyre.
Zyra e Bashkimit Evropian në partneritet me Ministrinë për Komunitete dhe Kthim, si dhe organizatën Ndërkombëtare për Migrim (IOM), përmes këtij panairi synojnë që të krijojnë punësim të qëndrueshëm dhe mundësi për integrim social për gjenerimin e të ardhurave për banorët jo-shumicë në Kosovë.
Ajo tha se ky panair do t’u mundësoj njerëzve të zhvillojnë biznesin e tyre dhe do të jetë inspirim për të tjerët.
“Kjo tregon për një mundësi të mirë për të treguar përkushtimin për shumë njerëz që punojnë me baza ditore për suksesin e bizneseve të tyre, për llojllojshmërinë e ideve duke ofruar jo vetëm të ardhura për familjet tyre por duke ofruar edhe mundësi punësimi për të tjerët dhe duke kontribuar në zhvillimin social dhe ekonomik të komuniteteve të tyre. Kjo është një mundësi për të promovuar bizneset jo vetëm për të gjithë ne që të shohim fuqizimin dhe llojllojshmërinë e bizneseve por për të parë mundësitë e promovimit të bashkëpunimit biznes mes biznes dhe në këtë mënyrë të kontribuojmë në ngritjen dhe zhvillimin e bizneseve. E kemi këtu një shembull të gjitha këtyre bizneseve për të treguar janë më shumë se 60 biznese me qëllim që t’u ofrojmë një pasqyre se çka është ky panair dhe për ti vlerësuar dhe për ti dhënë mundësi të shfaqjes së produkteve të tyre. Programi gjithashtu ka mundësuar që të krijojë një ndërlidhje në mes ndërtimit të paqes dhe besimit si dhe mbështetjes për komunitete shumë etnike dhe zhvillimin ekonomik dhe social të tyre”, tha Rostocka.
Ai tha se në veçanti për komunitetet është mundësi që të punojnë tokat e tyre dhe të përmirësojnë mirëqenien sociale.
Madsen shtoi se zyra e BE-së ofron mbështetje të vazhdueshme për komunitetet jo-shumicë dhe përmes këtij programi BE-ja ka arritur të finalizojë mbi 300 biznese familjare dhe mbi 500 të punësuar, të cilët jetojnë në zona jo të favorshme.
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq shtoi se kjo është një mundësi punësimi për komunitete jo shumicë.
Ai tha se çdo qytetarë në Kosovë mund të kontribuojë në ekonomin e vendit ku jeton dhe se këto biznese janë shembull i integrimit social. Rashiq tha se në të ardhmen ministra do të bëjë thirrje për projekte të ndryshme për të ofruar mundësi për të gjithë qytetarët tonë, sepse sipas tij ky komunitet ka potencial.
Programi i Stabilizimit të Komunitetit IV synon të ndihmojë komunitetet jo shumicë, të përmirësojë kushtet e tyre për jetesë, të fuqizojë dhe stabilizojë ato. Ky program është aktiv që nga viti 2002 duke përmirësuar jetën social-ekonomike të komuniteteve dhe duke rritur punësimin e tyre.
Projekti për Stabilizimin e Komuniteteve Programi IV është i bashkë financuar nga Bashkimi Evropian dhe Ministria për Komunitete dhe Kthim. Panairi ka filluar sot (e enjte) dhe do të zgjasë deri në orën 14:00./A.Drenica