Mbi 500 atletë vrapuan në garën "Kosova në lëvizje"
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Mbi 500 atletë vrapuan në garën "Kosova në lëvizje"
image (5)
22/03/2026 - 13:19
Linku u kopjua

Federata Atletike e Kosovës, në partneritet me Decathlon Kosova dhe Prishtina Mall, organizuan garën e vrapimit: Kosova në lëvizje, ku morën pjesë mbi 500 atletë.

Në këtë garë e cila u transmetuar LIVE nga Agjencia e Lajmeve - KosovaPress-, morën pjesë atletë nga kategoria e juniorëve, seniorëve si dhe veteranëve si nga meshkujt ashtu edhe nga femrat.

Në shtegun 12 km, i pari mga meshkujt ishte atleti Tirron Mamusha, ndërsa tek femrat ishte atletja Qendresa Ramadani. Ndërsa në shtegun e gjatë 7km, më i miri mga meshkujt ishte Bledar Messi, kurse nga femrat e para doli Luljeta Shala.

Si fitues i garës, Mamusha tha për KosovaPress se e priste të ishte para të gjithëve për shkak të përgatitjeve që i bënë.

Mamusha: E prisja ta fitoj këtë garë "Me ta kallxu drejtën, po e kam pritur duke marrë parasysh përgatitjen që e kam pasur dhe garat çdo javore që i bëj nëpër Evropë, ka qenë diçka e pritshme. Organizimi ka qenë shumë i mirë. Gjithashtu edhe Decathloni që ka ardhur në Kosovë është shumë ndihmë e madhe për neve sportistët, për arsye se me i gjet pajisjet është goxha lehtë. Tamam ka qenë një organizim ndërkombëtar", theksoi Mamusha Mamusha: Synoj podiumin edhe në maratonën e Cyrihut "Unë kam gara çdo javë. Gara më e madhe ka me qenë maratona e Cyrih-ut. Atje synoj gjithmonë podiumin. Deri në fund të majit jam çdo javë në gara kombëtare.", tha në fund.

Ky ishte edicioni i parë i kësaj gare e cila pritet që të bëhet një garë tradicionale.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026