Mbi 4 ton hashash u kapën në brigjet veriperëndimore të Spanjës
Lexohet për: 1 min.
droga
2 vite më parë
Linku u kopjua

Rreth 4.4 ton hashash u kapën në Gjirin e Cadizit në veriperëndim të Spanjës në një operacion të përbashkët, thuhet në një deklaratë zyrtare të hënën.

Operacioni u krye nga Policia Kombëtare Spanjolle dhe Doganat spanjolle me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Krimit të Mbretërisë së Bashkuar, Qendrës së Analizës dhe Operacioneve Detare për Narkotikët (MAOC-N) – një nismë e përbashkët nga gjashtë shtete anëtare të BE-së dhe MB – tha në një deklarate.

Anija detare Ivy Rosa shkoi në bregun perëndimor të Marokut për të ngarkuar drogën, sipas autoriteteve spanjolle. Droga ishte menduar të transportohej në Amerikën e Jugut.

Megjithatë, anija u kthye në gji – që është ngjitur me Spanjën dhe Portugalinë – për të kërkuar strehim për shkak të motit të keq, dhe pikërisht aty ndodhi përgjimi, thanë autoritetet.

MAOC-N është një iniciativë e gjashtë shteteve anëtare të BE-së – Franca, Irlanda, Italia, Spanja, Holanda dhe Portugalia – plus Mbretëria e Bashkuar, dhe bashkëfinancohet nga Fondi i Sigurisë së Brendshme të BE-së./AA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025