Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar Raportin e Listës Preliminare të Votuesve, listën e qendrave të votimit jashtë Kosovës, numrin e vendvotimeve dhe numrin maksimal të votuesve.
Në mbledhjen radhës së KQZ-së, drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar te Subjekteve Politike, Besnik Buzhala ka njoftuar se KQZ-ja ka pranuar deklarimin e një koalicionit mes dy partive politike Partia Demokratike e Unitetit dhe Iniciativa Balli.
Përveç kësaj, në mbledhje u potencua se partia politike që është anëtare e koalicionit nuk mund të marrë pjesë si anëtare në një koalicion tjetër apo si parti politike e veçantë në të njëjtat zgjedhje.
Aty u tha se deri më tani, partitë politike të regjistruara, Partia Demokratike e Diasporës dhe Lëvizja për Bashkim, kanë njoftuar mospjesëmarrjen në zgjedhje.
Ai potencoi se numri i votuesve të rinj që do të votojnë për herë të parë në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës është 209 mijë e 878 votues, prej të cilëve 124 mijë 366 votues mund të konsiderohen si votues të rinj që pas Zgjedhjeve Lokale, të mbajtura me datën 17.10.2021.
Përveç kësaj, në mbledhje u potencua se 85 mijë e 512 votues mund të konsiderohen si votues të regjistruar për herë të parë në Regjistrin Qendror Civil midis dy palë zgjedhjesh, pra votuesit që janë pajisur me dokumente të Republikës së Kosovës, votuesit e regjistruar për votim jashtë Kosovës për Zgjedhjet Lokale 2021 dhe shtetas të cilët posedojnë certifikata të Republikës së Kosovës nga ekstrakti i DGJC.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...