Mbi 100 mijë kërkesa për azil nga sirianët janë në pritje nga BE-ja
Bota
Lexohet për: 2 min.
Mbi 100 mijë kërkesa për azil nga sirianët janë në pritje nga BE-ja
1 orë më parë
Linku u kopjua

Agjencia e Azilit të BE-së (EUAA) njoftoi sot se mbi 100 mijë kërkesa për mbrojtje ndërkombëtare të dërguara nga sirianët në mërgim në BE janë duke u shqyrtuar në 27 shtete anëtare.

Në fund të tetorit janë regjistruar pak më shumë se 108.200 kërkesa në pritje për vendimin e parë dhe përveç kësaj, bëhet e ditur se kërkesat e refuzuara mund të ankimohen, tha i njëjti burim.

Këto të dhëna u publikuan në një kohë kur Gjermania, Italia, Suedia dhe Belgjika, njoftuan se po pezullonin shqyrtimin e kërkesave për azil nga sirianët pas rënies së Bashar al-Assad.

Qe nga fillimi i luftës në Siri, mbi gjysma e popullsisë është larguar nga vendi ose 13 milionë njerëz, sipas UNHCR. Turqia, Libani, Jordania, Egjipti pranuan shumicën e gjashtë milionë refugjatëve sirianë, por shumë prej tyre u larguan në Evropë.

Gjermania ka pothuajse 800 mijë refugjatë sirianë, ndërsa Suedia është në vendin e dytë.

Belgjika thotë se rreth 35 mijë sirianëve u është dhënë mbrojtje në tokën e saj gjatë dekadës së fundit.  Franca numëronte 45.600 refugjatë sirianë në vitin 2024. Të dy vendet thanë se po trajtonin rreth 4.500 kërkesa të reja për azil nga sirianë qe nga fillimi i këtij viti.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024