Mbërrijnë në Kosovë trupat shtesë të NATO-s
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

NATO ka bërë të ditur se në Kosovë kanë filluar të mbërrijnë trupat përforcuese për KFOR-in.

Kjo vjen pasi protestuesit serbë në Zveçan kanë lënë të lënduar 30 ushtarë të KFOR-it, më 29 maj.

“Përforcimet e NATO-s kanë filluar të mbërrijnë në Kosovë pas dhunës së javës së kaluar ku u plagosën 30 persona nga trupat paqeruajtës të KFOR-it. Rreth 500 pjesëtarë të shërbimit turk nga batalioni i Brigadës 65 të mekanizuar të këmbësorisë së Turqisë do të përbëjnë pjesën më të madhe të përforcimeve të NATO-s”, ka bërë të ditur NATO.

https://twitter.com/NATOpress/status/1665719855171993600

Në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, serbët po protestojnë duke kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në objektet komunale, si dhe praninë e Policisë së Kosovës.

Si pasojë e veprimeve të protestuesve kanë mbetur të lënduar disa policë dhe pjesëtarë të KFOR-it. Gjithashtu, janë djegur dhe dëmtuar vetura të Policisë së Kosovës dhe të mediave.

Situata në këto komuna është tensionuar të premten e 26 majit kur kryetarët e betuar u detyruan të futën në zyrat e tyre të punës nën asistencën e Policisë.

Ky veprim i institucioneve të Kosovës është kritikuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian derisa kanë kërkuar shtensionim të menjëhershëm të situatës në veri.

Javën që shkoi, ndërkombëtarët i kërkuan Kosovës që të organizojë zgjedhje të reja në katër komunat veriore të Kosovës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024